Blendi Fevziu: Çfarë më detyroi të heq dorë nga ky profesion
Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” një eksperiencë personale të patreguar më parë.
Ai zbuloi se rreth 15 vite më parë, iu dha mundësia për të punuar si pedagog tek Gazetaria për të dhënë një lëndë.
Gazetari i njohur tregon se e mori me dëshirë të madhe si profesion, por kur shkoi atje atje dhe nga 40 e sa studentë gjeti vetëm 6 veta në klasë, e braktisi që në ditën e parë.
Fevziu u shpreh:
Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek Gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje.”
Fevziu shtoi më tej se pedagogët nuk mund të motivohen kur shikojnë aq pak studentë në auditore.