ShowBiz

Bleart Frangu vjen me hitin më të ri “Mkalle”

Bleart Frangu me emrin artistik ARTI ka lansuar së fundmi projektin e tij me te ri M’kalle. Kjo eshte kenga e tij e tretë dhe është mirpritur nga audienca.

Muzikën e këngës M’kalle e ka bërë RZONI ndërsa tekstin e ka shkruar Arti dhe Hamza.

ARTI i cili jeton në Gjermani fokus kryesor ka muzikën shqip. Ai në një prononcim për media në Kosovë ka bërë të ditur se projektet nga ai do të jenë të vazhdueshme dhe se pritet të ketë edhe bashkëpunime me artistë të tjerë.

Me poshte keni linkun:

Blearti, karrierën muzikore e ka nisur qysh kur ishte fëmijë, i cili ka interpretuar këngën e parë në Kosovë Show, kurse muaj më parë pati lansuar projektin e tij “Malli”.

Ai thotë se karrierën muzikore e ka nisur me mbështetjen e madhe të familjes dhe thekson se së shpejti do të ketë një bashkëpunim me njërin nga reperët e skenës muzikore në Kosovë. Gjithashtu gjatë këtij viti, Blearti pritet të sjellë edhe shumë projekte të tjera muzikore.