ShowBiz

“Big Brother Albania Vip” Fifi dhe Graniti nuk i rezistojnë njëri tjetrit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, Fifi është kthyer në një personazhet më të përfolura që nga hyrja e saj në spektaklin, BigBrother Albania VIP, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë reality-show vërehet afrimiteti mes Fifit dhe Granitit, ku marrëdhënia e tyre po vazhdon të forcohet.

Fifi dhe Graniti flenë afër me njëri-tjetrit dhe së fundmi kanë shkëmbyer shikime dhe fjalë romantike.

Këngëtarja ka shprehur dëshirën e madhe për ta përqafuar, ndërkaq futbollisti për ta puthur atë.

Fifi: Vdiqa me të përqafu

Graniti: Edhe unë ty me të puç

Në fund ata kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin dhe kanë fjetur ashtu.