ShowBiz

Bebe Rexhës më nuk i flet babai, i është hidhëruar shumë pas publikimit të videos “pornografike”

Fama dhe suksesi nuk është e thënë të jenë gjithmonë pozitive për një person. Të paktën këtë përshtypje të krijon zënka e fundit e këngëtares shqiptare Bebe Rexha me babain e saj Flamur Rexha.



Publikimi i këngës “Last Hurrah”, që deri më tani ka marrë 5.5 milionë klikime në YouTube, duket se nuk i ka pëlqyer babait të Bebe’s. Flamuri ia ka shprehur hapur të bijës acarimin e tij pasi ka parë imazhet hot, në kufijtë e një videoje pornografike në këtë videoklip.

Videoja me skena intime e bukuroshes sonë nuk i ka pëlqyer të të atit të artistes, i cili është hidhëruar me të bijën.

“Babai im ende vazhdon të mos më flas, pasi që pa videoklipin e këngës ‘Last Hurrah’”, shkroi 28-vjeçarja më 22 shkurt në Twitter kur u publikua videoja.



Bebe në video shihet teksa luan rolin e një engjëlli të rebeluar, e cila feston e vallëzon derisa humb kontrollin. Në fakt, biondina shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si “çmendurinë” e fundit para se ti kthehet normalitetit.

Duket se skenat hot kanë bërë që debati mes saj dhe babait të avancojë, aq saFlamur Rexha i ka shkruar të bijës këtë mesazh: “Bën mirë të ndalosh së publikuari pornografi sepse po më sëmur. Nuk mund ta përballoj më. Më vjen turp kudo që shkoj. Jam shumë i mërzitur me ty, nuk mund ta besoj”.



Bebe publikoi mesazhin e të atit në Instagram dhe shkroi: “Babai më urren mua.”

Por këngëtarja ndërroi mendje dhe e fshiu postimin, ndërsa në Twitter shpjegoi përse e mori këtë vendim.

“Babai im nuk është njeri i keq. Nuk duhet ta kisha postuar kurrë atë mesazh. Jam e zhgënjyer nga vetja. Po bëja sarkazëm”, shkroi Bebe. “E kuptoj si baba dhe arsyen pse mesazhi ishte pak i ashpër. Jam e mërzitur që ai ende nuk më flet por është babai im”, tha këngëtarja.

Ndërkohë, sot Bebe është nisur me urgjencë nga Los Anxheles për në Nju Jork për të takuar babain e saj dhe për të rregulluar marrëdhëniet me të.

Në aeroportin e LA, Bebe i tha TMZ: “Ai ende nuk më flet, ka që dy javë. Ja pse po shkoj në Nju Jork për momentin. Sinqerisht.”

Kujtojmë se këngëtarja Bebe Rexha është kushërira e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi të dyja e kanë origjinën nga Dibra dhe njihen pë shpirtin e tyre “rebel”.