ShowBiz

Arta Elezaj me vallëzim provokues në një jaht luksoz

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, vazhdon të komentohet për çdo paraqitje të saj.

Bukuroshja, e cila tashmë shquhet për jetën luksoze, ka ndarë pamje të reja nga pushimet që ka filluar prej disa ditësh.

Në videot që ka publikuar së fundmi në InstaStory, aktorja e “O sa mirë” shfaqet duke vallëzuar në një jaht luksoz.

Modelja e njohur ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, ndërsa paraqitjet e saj provokuese u komentuan tejet shumë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Elezaj shfaqet e tillë pasi përflitet vazhdimisht për pozat që ndan në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë u komentua një orë ‘Hublot’ e Artës, e cila kishte kushtonte hiç më pak se 31 mijë euro.

Ndërkaq, Arta tani më shumë është fokusuar në fushën e modelingut dhe bashkëpunon me shumë brende të njohura.