ShowBiz

Arjola Demiri rikrijon dukjen ikonike të Monica Belluccit nga filmi i famshëm “Malena”

Arjola Demiri është njëra prej aktoreve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare. Përtej angazhimeve në prjekte të ndryshme, ajo rëndësi të madhe iu kushton edhe rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, aktorja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ teksa shihet që është shndërruar si personazhi i filmit të famshëm “Malena” që u luajt nga aktorja Monica Bellucci.

Ajo shihet me një pamje tërësisht të ngjashme si personazhi kryesor i filmit të vitit 2000, me veshje elegante në të zeza, grim dhe flokët e valëzuara.

Në mbishkrimin e fotografive, Arjola ka zbuluar se me këtë ‘look’ do të mund ta shohim në emisionin humoristik ‘Portokalli’, aty ku aktorja nga luan prej kohësh./Lajmi.net/