ShowBiz

Arbenita Ismajli shfaqet tejet elegante në imazhin e fundit, kaq bukur i rri fustani i bardhë

Ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës të cilët janë të etur të shohin copëza nga jeta e saj luksoze që e bënë përtej kufijve shqiptar.

Modelja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Arbenita Ismajli kësaj here i është bashkangjitur kampanjave verore të markës luksoze “Lavish Alice” e cila shquhet për dizajnet e saj bashkëkohore dhe për mjeshtrinë e krijimit të veshjeve elegante.

Ajo në llogarinë e saj në “Instagram” ka nxjerrë një imazh ku shihet përkrah dy modeleve, Sandra Kaczorowska dhe Mariana Nunes të cilat gëzojnë bukurinë por nuk kanë emër aq sa ka Ismajli.

Arbenita Ismajli | Instagram

E njohur ndryshe edhe me epitetin “e dashura e Feros”, modelja shqiptare ka mahnitur me paraqitjen e saj me fustanin e bardhë i cili i thekson linjat e bujshme trupore.

Ky fustan i klasifikuar si “plot zell dhe i sofistikuar”, ka një çmim simbolik prej 98,00€ dhe në pëshkrim thuhet se ka një korset të atillë që vë në pah çdo detaj të trupit tuaj.

Kompania të cilën e reklamon modelja shqiptare ndihet krenare pse ka veshur edhe emrat më të njohur botërorë si, Kylie Jenner, Gigi Hadid, Ashley Graham, Jessica Biel, Eva Longoria, Olivia Munn dhe Nicole Richie.

“Ndjenjë e mirë kur je përreth grave të bukura,” është përshkrimi që Arbenita i ka vënë imazhit të publikuar që është shkrepur në Palma De Mallorca të Spanjës./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?