Arbanën e tradhton setra, ia shfaq gjoksin
Arbana Osmani në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother Vip Albania u shfaq me një palë kostume, por pa sytjena. Ndonëse dukej bukur, ajo për pak zbuloi diçka më shumë pasi përqafoi Armaldon. Setra iu largua duke i shfaqur më shumë gjoksin e moderatores.
Mbrëmë u eliminua Armaldo, i cili nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë. “Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe. Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe”, tha Armaldo.
Foto e Arbanës dhe Armaldos më poshtë: