ShowBiz

Arbana Osmani shpërthen në lot në mes të emisionit, çfarë ndodhi?

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, u surprizua mbrëmë nga stafi i emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur”, shkruan Gazeta Sinjali.

Secili prej tyre tha diçka vlerësuese për moderatoren shumë të dashur për publikun shqiptar.

“Ky është ambienti ku ne punojmë çdo ditë, i cili falë teje është si shtëpia jonë, si një familje e madhe. Është fat të punosh me ty! Faleminderit që i ke dhënë zgjidhje çdo problemi që kemi pasur. Je e veçantë Arbana”.

“Doja të thoja sa shumë të çmoj, je një shembull frymëzimi”, ishin vetëm disa nga mesazhet për moderatoren.

Klipi emocionoi Arbanën, e cila nuk mundi t’i mbante dot lotët.

Arbana kishte përgatitur për vajzat e stafit një udhëtim në Dubai, ndërsa për djemtë kishte rezervuar një udhëtim në Amsterdam, pasi të lirohen masat anti-Covid.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?