ShowBiz

Anita Haradinaj flet për herë të parë rreth betejës së nënës së saj me kancerin

Anita Haradinaj ka treguar një histori të veçantë jetësore që ka të bëjë me nënën e saj.

Ajo këtë rrëfim e ka bërë në një ngjarje të organizuar nga Albana Osmani, nismëtarja e iniciativës bamirëse “Ti je një luledielli”.

Moderatorja tregoi se si nëna e saj humbi betejën me sëmundjen e kancerit si dhe mbështetjen që ua jep të gjitha grave që luftojnë me këtë sëmundje.

“Nuk mund të jap një mesazh të qartë rreth kancerit, e thashë unë e kam humbur mamin tim nga kanceri, prandaj nuk besoj tek lufta sepse më shumë është punë fati, sesa punë i të ndenjurit gati. Kam pas një mami jashtëzakonisht të mirë, të fortë, grua të civilizuar, të emancipuar.
I rrinte vetes gati, por e ka humbur betejën, betejën për herë të dytë, sepse të parën e fitoi, por sëmundja e mposhti”, tha ajo.


SHIKO VIDEON