ShowBiz

Anëtari i bendit të Miley Cyrus, story në Instagram ku Kosovën e quan ‘Serbia’

Mike Schmid, anëtar i bendit të këngëtares së famshme amerikane Miley Cyrus, e cila do të performojë në festivalin Sunny Hill, e ka ngatërruar Kosovën me Serbinë, shtet prej të cilit Kosova është ndarë para 20 viteve.

Schmid në mesin e postimeve nga Prishtina, që i ka bërë në InstaStory’in e tij, përveç të pamjeve nga Gërmia, vend ku do të mbahet festivali, e ka postuar edhe një video të shkurtër duke qarkulluar nëpër qytetin e Prishtinës, duke i vendosur edhe një mbishkrim ‘Serbia’.

Schmid, me shumë gjasë, me këtë nuk ka dashur të bëjë ndonjë provokim. Ai duket të jetë i painformuar për historinë e Kosovës, njejtë siç ndodhë me shumë të huaj, të cilët as nuk e kanë idenë se ekziston një shtet me emrin Kosova.

Schmid, me shumë gjasë ka rënë në grackën e internetit, i cili shpesh lokacionin e Kosovës, e identifikon me Serbinë. /reporteri.net

Kliko KETU për ta parë videon


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje