Ana braktis ‘Përputhen’, del video ç’bëri jashtë emisionit pasi qëlloi me shuplakë Fatjonin

Pas takimit të Fatjonit dhe Melisës, që u transmetua të premten, Ana kërkoi fjalën e saj për t’i kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve që Fatjoni i kishte bërë gjatë puntatave të kaluara.
Kur nuk iu dha mundësia të lexonte shënimet që kishte shkruar, Ana u largua nga studio dhe qëlloi me shuplakë Fatjonin.
Puntatën e kësaj të hëne, Bora e ka nisur me një njoftim, duke treguar se Ana e ka braktisur emisionin. Moderatorja tregoi se konkurrentja ka refuzuar të komunikojë me stafin dhe nuk dihet nëse do të rikthehet në emision.
Ndërkohë u publikua edhe një video nga e premtja e kaluar, kur Ana është larguar nga studiot e Top Channel-it, e revoltuar.