ShowBiz

Alaudin Hamiti merr vendimin drastik: Do të mbyll emisionin “NIN”, kjo është arsyeja

Moderatori Alaudin Hamiti ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket emisionit të tij “NIN”, një emision i cili ka pasur një vëmendje të madhe nga njerëzit.

I ftuar ne “Kafe Shqeto” Alaudini ka treguar se ka marre një vendim të rëndësishëm.

“’Ndrimi i natës’ është në sezonin e gjashtë dhe gjatë gjithë kësaj kohe intervistat me njerëzit më ‘IN’ të momentit nuk kanë munguar asnjëherë, por fatkeqësisht ky do të jetë dhe sezoni i fundit dhe me kaq unë do ta përmbyll, kanë mbetur dhe 3-4 javë deri në fund të sezonit të 6-të, po e konfirmoj edhe tek ju sot unë do të përmbyllet ‘Ndrimi i Natës’.

“Nuk dua të kem më kompromise të tilla, jam ezauruar për sa i përket intervistave dhe dua ti iki këtij formati sepse ne jemi një vend i vogël dhe çfarë do që bëjmë i bie të përsëritet dhe nuk e di fare çfarë do bëj por nuk do të bëj kompromise të tilla”, ka deklaruar Hamiti.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?