ShowBiz

Aktorja njohur thotë se iu deshën nëntë muaj për të përsosur zërin e Marilyn Monroe për filmin e ri

Foto: The National

Kur Ana de Armas nënshkroi për të luajtur Marilyn Monroe në një film të ardhshëm, nuk priste që të kishte kaq vështirësi për të përsosur zërin e saj.

Ylli i “Knives Out”, 32 vjeçe, zbuloi se iu deshën nëntë muaj ushtrime për të ulur zërin e frymëmarrjes së Monroe.

De Armas tha për Sunday Times se, “U deshën nëntë muaj ushtrime për zërin dhe dialektin”.

Foto: The National

Ajo shtoi, “Ishte një torturë e madhe, shumë rraskapitëse. Truri im ishte skuqur”.

Kjo do të titullohet “Blonde” dhe për IMDB do të jetë ‘një kronikë e trilluar e jetës së brendshme të Marilyn Monroe’.

Në të interpretojnë gjithashtu Bobby Cannavale e Adrien Brody dhe filmi u realizua nga Andrew Dominik.

Foto: CinemaBlend

“Unë kisha shumë mendime si një grua në industri, madje edhe në përgjithësi, për mënyrën se si gjërat nga vitet 1930, 1940, 1950 janë kaq të përsëritshme deri në ditët e sotme”, theksoi de Armas. “Dhe si nëse nuk keni një bazë të fortë, me familjen tuaj dhe kështu me radhë, është me të vërtetë e vështirë ta kalosh”.

Aktorja, e lindur në Kubë, së fundmi u nda nga aktori, shkrimtari dhe regjisori Ben Affleck. /Telegrafi/

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?