ShowBiz

Aktorja e njohur turke nuk njihet me ndryshimin e fundit

Aktorja Meryem Uzerli (Hyrremi) ka marrë shumë famë në vendin tonë me rolin e saj në serialin historik “Sulltani i Madhërishëm”. Ky prodhim i suksesshëm vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite e të transmetohet në shumë vende të botës.

Aktualisht në vendin tonë po transmetohet në Tv Klan.

Meryem Uzerli, 36 vjeç prej vitesh ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj. Aktorja është akuzuar edhe për operacione plastike në fytyë të cilat i ka pranuar edhe vetë.

Por me ndryshimin e fundit në look, ajo i ka habitur fansat. Meryem ka publikuar një kolazh fotosh nga seti i ri fotografik ku shfaqet më ndryshe se çdo herë tjetër.

Aktorja shfaqet më e dobësuar, me flokët e shkurtër, brune dhe nuk njihet aspak. Gjithashtu edhe stili i veshjeve të saj ka rënë shumë në sy dhe është komentuar.

Meryem shfaqet e veshur ekstravagante e madje në njërën prej fotove ka guxuar duke veshur vetëm një bluzë të bardhë me të zezë dhe me një rrip, por pa pantallona ose fund në pjesën e poshtme.

Aktorja ka marrë komente pozitive, por edhe krìtika nga fansat të cilët e ndjékin me çdo postim që ajo publikon në rrjete sociale. Shpesh ato i thonë që të mos harrojë se ‘është’ ende ‘Sulltanesha më e pushtetshme’.