ShowBiz

Aktori shqiptar shërohet nga Covid-19

Aktori i “Portokalli”, Florjan Binaj, para dy jave kishte konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

Megjithëse ishte prekur nga ky virus, Florjani si çdo herë tjetër ishte në humor shumë të mirë.

Pas izolimit në shtëpi për disa ditë, aktori tani njofton përmes një postimi në Instagram, se është shëruar plotësisht nga ky infeksion.

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Florjani në postimin e bërë.