ShowBiz

Aktori i njohur zbulon se ishte i prekur me Covid-19, dhuron plazmën e tij për të infektuarit

Aktori i “Breaking Bad”, Bryan Cranston, ka zbuluar që ka qenë i sëmurë me CoViD-19 dhe tani është shëruar, andaj edhe do të dhurojë plazmën e tij, që përmban antitrupa.

Aktori bëri këto njoftime gjatë një videoje që postoi në Instagram dje.

64 vjeçari nuk tregoi se kur është infektuar me koronavirusin e ri, por mendohet që ai kishte CoViD-19 gjatë fazave të hershme të pandemisë. Ai ka përjetuar simptoma të lehta si pak dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe humbje të ndjesisë së aromave dhe shijes.

“Unë i respketova në mënyrë shumë strikte protokollet por përsëri u infektova me virusin,” shkroi ai.

Cranston i bëri video vetes brenda Qendrës së Gjakut në UCLA në Los Angeles, ku ishte duke dhuruar plazmën e tij. Ai tha që procesi zgjati rreth një orë, gjatë së cilës ai shikoi “A Face in the Crowd”.

Ai nxiti ndjekësit e tij që të mbajnë maska, të pastrojnë duart dhe të praktikojnë distancimin social.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19