ShowBiz

Aktori i njohur bashkë me familjen e tij dalin pozitiv me COVID-19

Aktori i njohur, Dwayne Johnson, dhe familja e tij janë testuar pozitiv për COVID-19.

Këtë e bëri të ditur të mërkurën në rrjetin social Instagram vet aktori i cili njihet me nofkën “The Rock”.

48 vjeçari në video ka deklaruar se ai, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre, Jasmine 4 vjeç dhe Tiana 2 vjeç janë prekur me koronavirus.

Ai iu ka thënë fansave se janë falënderues e tani janë duke u ndjerë më mirë.

“Unë mund t’ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira që na është dashur të durojmë si familje, dhe për mua personalisht”, ka thënë Johnson.