ShowBiz

Aksidentohet aktori i njohur shqiptar, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Lulzim Beqja është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme dhe si pasojë është anuluar shfaqja “Edmond” ku aktori ishte protagonist, duket nisur nga sot e në ditët në vijim.

Aktori siç bën me dije Teatri Kombëtar, është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqje.

“Të dashur miq të teatrit, për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.lulzim zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.

Fatmirësisht, z. zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave”, bën me dije Teatri Kombëtar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?