ShowBiz

Adelina Ismaili këndon këngën “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën” edhe në Lipjan

Këngëtarja Adelina Ismaili tashmë është bërë pjesë e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo sot është ftuar në skenë nga kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani.

Këngëtarja që njihet për mbështetjen e gjithhershme për LDK’në sot ka performuar në Lipjan ku është mbajtur një tubim elektoral.

Adelina ka kënduar këngën “ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën”, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në tubimin elektoral të LDK’së në Mitrovicë, ku ka thënë disa fjalë në përkrahje të Osmanit. /Express/

Ndiqeni performancën e Adelina Ismailit nga minuta 23:00.