Shkencë

Zbulohet një nga planetët “më ekstrem” që është parë ndonjëherë

Shkencëtarët kanë zbuluar planetin që e konsiderojnë si më “ekstremin” që është parë ndonjëherë. Temperatura në sipërfaqen e këtij planeti është 3200 gradë Celsius.

Planeti është zbuluar falë teleskopit hapësinor “Cheops”. Studiuesit nga Universiteti i Bernës kanë kryer një studim të hollësishëm mbi këtë planet. Ata thonë se planeti orbiton përreth yllit HD 133112, që është një nga yjet më të nxehtë.

Monika Lendl, drejtuesja e studimit, tregon se ky planet ndodhet 322 vite drite larg nesh. Në krahasim me distancën Tokë-Diell, ky planet i zbuluar së fundmi është 20 herë me afër me yllin e tij.

“Planetë si ky i quajmë ‘Jupiterë super të nxehtë’. Hekuri shkrihet në një temperaturë kaq të lartë, madje kthehet edhe në gaz. Ky është një nga planetët më ekstrem që ne njohim deri më tani”, është shprehur drejtuesja e studimit, Monika Lendl.

Për shkak se planeti është shumë larg, shkencëtarët nuk mund ta shikojnë atë drejtpërdrejt. Për këtë shkak, teleskopi “Cheops” përdor matje me saktësi të lartë për të zbuluar planetët. /tvklan.al