Shkencë

Zbulohen 6 objekte të çuditshme në qendër të galaktikës sonë

Shkencëtarët kanë zbuluar objekte shumë të çuditshme në qendër të galaktikës sonë që nuk ekzistojnë askund tjetër në Rrugën e Qumështit.



Në orbitën rreth vrimës së zezë supermasive Shigjetari A, Sgr A, që ndodhet në qendër të galaktikës sonë, ata gjetën gjashtë objekte që nuk duken asgjë si Rruga e Qumështit. Këto objekte janë aq të pazakonta sa që krijuan një kategori krejt të re të fenomeneve hapësinore, të quajtura – objekte G.

Astronomët së pari vunë re dy objektet origjinale, G1 dhe G2, pothuajse dy dekada më parë. Ato iu ngjanin reve gjigande të gazit, me një diametër prej 100 njësish astronomike (një njësi astronomike është afërsisht e barabartë me distancën e Tokës nga Dielli). Ndërsa afroheshin në vrimën e zezë, këto retë zgjatën dhe spektrometri regjistroi që ato përbëheshin nga pluhuri dhe emetimi i gazit.

Por problemi ishte se G1 dhe G2 nuk silleshin si një re gazi.

“Këto objekte duken si gaz, por ato veprojnë si yje,” tha fizikani dhe astronomi Andrea Ghez nga Universiteti i Kalifornisë (UCLA).


Ghez dhe kolegët e saj kanë studiuar qendrën tonë galaktike për më shumë se 20 vjet. Bazuar në të dhënat e tyre, astronomi Anna Ciurlo i UCLA identifikoi edhe katër objekte të tjera: G3, G4, G5 dhe G6.

Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë është saktësisht, por Ghez beson se forma G2 e vitit 2014, kur ishte më e afërta me vrimën e zezë, mund të ofrojë disa përgjigje, transmeton KosovaPress.

“Kur ishte më afër vrimës së zezë, G2 kishte një pamje vërtet të çuditshme”, tha Ghez.

“Objekti G2 nuk dukej shumë i pazakontë derisa erdhi shumë afër vrimës së zezë – atëherë u zgjat. Kur ishte larg vrimës së zezë, dukej si një objekt kompakt i padëmshëm dhe kur u afrua, ai shtrihej dhe shtrembërohej për të filluar përsëri të kthehej në gjendje kompakte”, shtoi ai.

Astronomët besojnë se përgjigjja qëndron në yje binare masive. Shumica e kohës, këto yje orbitojnë njëra-tjetrën, por ndonjëherë ato përplasen, duke formuar një yll të madh. Kur kjo të ndodhë, krijohet një re e madhe pluhuri dhe gazi, që rrethojnë yllin e ri për një milion vjet të tjerë pas përplasjes.

“Diçka duhej të ruante kompaktësinë e G2 dhe ta lejonte atë të mbijetonte një takim të ngushtë me një vrimë të zezë, duke treguar që një objekt yjor fshihej brenda,” shpjegoi Ciurlo.

Po për pesë objektet e tjera të kategorisë G? Dhe ata mund të përfaqësojnë një shkrirje të yjeve binare. Shumica e yjeve në qendrën tonë galaktike janë shumë masive dhe shpesh binare, dhe është e mundur që forcat ekstreme gravituese rreth Sgr A të destabilizojnë orbitat e tyre binare.

“Vrimat e zeza mund të jenë duke u përplasur yjet binare. Mund të jetë që shumë nga yjet e pashpjegueshëm që kemi vërejtur janë në të vërtetë prodhimi i fundit i lidhjes së yjeve binarë.

Ne ende jemi duke mësuar se si formohen galaktikat dhe vrimat e zeza.

Mënyra se si ndërveprojnë yjet binare dhe me një vrimë të zezë është shumë e ndryshme nga bashkëveprimet e yjeve individuale me yjet e tjerë dhe me një vrimë të zezë”, tha Ghez.