Shkencë

UFO-t vizitojnë tokën? Çfarë vendimi mori Kongresi amerikan pasi mori provat

Sipas shkencëtarëve më në zë, edhe nëse alienët ekzistojnë e mira do të ishte që t’i linim të qetë. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe përparimin e teknologjisë, obsesioni për jetën jashtëtokësore vijon të intensifikohet.

Edhe pse këtë pikëpamje po e shprehin gjithnjë e më shumë fizikantë dhe ekspertë, çështja e UFO-ve është ngritur në sferën publike në mënyrën më formale. Për herë të parë, Pentagoni ka thyer heshtjen mbi njohuritë e mëparshme për jetën jashtëtokësore në një seancë publike të Kongresit.

Ky është diskutimi i parë zyrtar i tillë që nga vitet 1960, që përfshin të gjithë informacionin që është mbledhur gjatë dekadave. Vlen të kujtohet procesi në Kongres, gjatë të cilit dy ekspertë u pyetën se çfarë dinë rreth pamjeve që dyshohet të tregojnë objekte të paidentifikuara fluturuese. Ai tha se pilotët e marinës amerikane kanë raportuar 144 raste të tillë nga viti 2004 deri në vitin 2021.

Raporti arriti në përfundimin se mund të bëhet fjalë për dukuri natyrore. U raportua, në fakt, se nga qindra, veçanërisht 18 treguan specifika të veçanta.

“Ato objekte nuk lëkundeshin nga erërat e forta, lëviznin në drejtim të kundërt me erën, manovruan ashpër ose zhvilluan shpejtësi të konsiderueshme, pa mjete të veçanta shtytjeje”, thuhet në raport.

Kurse kongresmeni Mike Gallagher është shprehur, duke iu referuar thashethemeve për laboratorë sekretë të qeverisë amerikane, se nuk ka prova për vendndodhje sekrete në të cilat supozohet të fshihen alienë të kapur në Tokë, apo anije kozmike e gjetje të tjera misterioze.

“Kërkimi për jetë larg Tokës është një përpjekje emocionuese që mund të çojë në zbulime të jashtëzakonshme në të ardhmen e afërt. Por ndërsa numri i misioneve hapësinore vazhdon të rritet, duke përfshirë ato që kthehen në Tokë, është thelbësore të zvogëlohet rreziku i kontaminimit në të dy drejtimet,” tha Anthony Ricciardi, profesor i biologjisë “pushtuese” në Universitetin McGill. Kjo fushë merret me studimin e specieve që pushtojnë një ekosistem tjetër nga një tjetër.

Ricciardi dhe kolegët e tij argumentojnë se duhet të ketë koordinim midis astrobiologëve dhe biologëve të pushtimit për të trajtuar kërcënimet e mundshme.

Deputeti Andre Carson, kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Kundër-Terrorizmin dhe Kundërzbulimin, zbuloi se më shumë se pesë dekada më parë, qeveria amerikane përfundoi projektin Blue Book. Ishte një program sekret, i cili kishte për qëllim regjistrimin dhe kuptimin e objekteve në ajër që nuk mund të interpretoheshin dhe kategorizoheshin.

Shpjegimi i dhënë për përfundimin e projektit ishte se “për më shumë se 20 vjet, ky projekt po trajtonte anomalitë e panjohura në hapësirën tonë ajrore si një kërcënim për sigurinë kombëtare që duhej të monitorohej dhe hetohej”, tha Carson.

Ky mbetet shpjegim shumë i vështirë për t’u zbërthyer.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje