Teoria e re sugjeron pse nuk do t’i gjejmë alienët
Nëse po shpresoni në një takim me një alien në të ardhmen e afërt, shansat janë reale që përpjkjet dhe shpresat tua të pësojnë zhgënjim. Pse, mund të pyesni ju? Ekspertët e fushës besojnë se ka pak gasa që astronomët të lokalizojnë jetë të tjera në univers, për shkak të një teorie të re shqetësuese.
Baza e kësaj teorie ka të bëjë me satelitët në qiellin e natës, të cilët do të bllokojnë yjet, duke e bërë kështu të vështirë zbulimin e jetës aliene. Ka më shumë se 8,000 satelitë që rrotullohen rreth Tokës dhe jo vetëm që kjo është një rritje katërfish që nga viti 2019, por shifrat pritet të rriten deri në fund të dekadës.
Siç janë aktualisht gjërat, rreth 400,000 satelitë janë miratuar globalisht për orbitën e ulët të Tokës në të ardhmen. Tony Tyson, Profesor i Fizikës dhe Astronomisë në Universitetin e Kalifornisë, paralajmëroi: “Nëse do të shkonit në një vend të errët dhe të shikoni qiellin më 2030, do të ishte një skenë goxha makabër.”
Ai tha për “The Telegraph”: “Qielli do të jetë i mbushur me satelitë lëvizës dhe numri i yjeve që do të mund të shihnit është minimal, edhe në një qiell shumë të errët, është një problem madhor.”
Disa fillestarë të hapësirës mund të pyesin veten pse një satelit që rrotullohet rreth tokës do ta bënte të pamundur shikimin e yjeve dhe për këtë arsye të kërkonte shenja të jetës aliene – ja pse. Satelitët reflektojnë dritën e diellit përsëri në Tokë. Astronomët duhet të merren me vija të ndritshme të dritës të krijuara nga satelitët ndërsa lëvizin nëpër fushën optike të teleskopëve për të parë se çfarë po ndodh lart.
Satelitët e internetit gjithashtu mund të interferojnë më radio teleskopë të ndjeshëm. Imazhet nga “Hubble Space Telescope” janë shkatërruar nga mbingopja nga satelitët kalimtarë të cilët janë reflektues.
Satelitët e internetit lëshojnë rreze të lidhjes së poshtme, të cilat janë miliona herë më të fuqishme se burimet që radioteleskopët përpiqen të zbulojnë. Kjo mund të pengojë aftësinë për të zbuluar sinjalet nga hapësira.
Dr Robert Massey, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore Astronomike (RAS), është gjithashtu i shqetësuar rreth asaj se çfarë kuptimi kanë satelitët shtesë në orbitë për ‘zbulimin e sinjaleve nga qytetërimet e tjera’.
RAS, Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) dhe Departamenti i Biznesit patën një takim në lidhje me këtë çështje në një konferencë të Qiejve të Errët dhe të Qetë javën e kaluar në një përpjekje për më shumë rregullime në qiej.
Dr Massey tha: “Ekziston perspektiva reale që ne mund të shohim qindra mijëra satelitë në orbitë deri në fund të dekadës.
“Sinqerisht, kërkimi i origjinës së jetës mund të jetë i gjatë, por zbulimi i sinjaleve nga qytetërimet e tjera bëhet më i vështirë nëse keni një qiell tepër të fuqishëm dhe të zhurmshëm.
“Ndryshe nga ndotja nga drita, ju nuk mund të largoheni prej saj, sepse kudo që të jeni në Tokë mund të shihni qiellin.
“Nëse e lëmë këtë të pakontrolluar, mendoj se kjo është gjithashtu një çështje kulturore. Nëse arrini në pikën ku përbëjnë satelitët, le të themi sa rreth 10 për qind e yjeve në qiell që lëvizin përreth, mendoj se kjo është mjaft ndërhyrëse dhe është një dëm për atë peizazh natyror.”
Ne definitivisht nuk duam të injorojmë pa dashje një alien sepse nuk na ka ardhur mesazhi i tyre për shkak të satelitëve, apo jo? /Nacionale.com