Shkencë

Teleskopi i ri që filmon përplasjen e “diejve të vdekur”, shpresë për të zbuluar ekzistencën e Universit

Teleskopi i ri GOTO mund të ndihmojmë astronomët që të zbulojnë për herë të parë përplasjen e “diejve të vdekur”, të njohur si yje neutron.

Sipas shkencëtarëve, yjet neutron janë çelësi për të kuptuar ekzistencën e Universit. Nga përplasja e yjeve neutron, mendohet se janë krijuar metale të rënda që formuan yjet dhe planetët miliarda vite më parë.

Drita e shkaktuar nga përplasja e yjeve neutron është e dukshme vetëm për disa netë. Por teleskopi i ri i ndërtuar nga britanikët dhe i vendosur në ishullin vullkanik La Palma në Spanjë, do të gjurmojë sistematikisht këtë fenomen.

Yjet neutron kanë peshë shumë të rënda, aq sa sipas shkencëtarëve dhe astronomëve, një lugë e vogël me materialin e tyre peshon 4 miliardë ton.

Një yll neutron është një “diell i vdekur” dhe kanë fushë gravitacionale të madhe saqë tërheqin njëri-tjetrin. Ata përplasen më pas bashkohen. Kur ndodh ky fenomen, shkaktohet një dritë e madhe valë e fortë në Univers. Kjo bën që gjithçka në Univers të lëkundet, madje, thonë shkencëtarët, edhe atomet brenda çdo njeriu, edhe pse në mënyrë të padukshme.

Vala goditëse nga përplasja e dy “diejve të vdekur” quhet valë gravitacionale. Në këtë çast hyn në lojë teleskopi i ri për të gjetur vendndodhjen e saktë të dritës që shkaktohet në Univers nga përplasja e yjeve neuron. /tvklan.al