Shkencë

STUDIMI/ Pse lakuriqët janë rezistent ndaj virusit COVID-19?

Shkencëtarët ishin në gjendje të zbulonin sekretin e gjenomit të gjashtë specieve lakuriqësh dhe konstatuan se kodi i tyre gjenetik ndikon në rezistencën e jashtëzakonshme që mbron këta kafshë nga viruset vdekjeprurëse.

Ata shpresojnë se me ndihmën e këtij informacioni do të jenë në gjendje të shpjegojnë pse lakuriqët janë bartës të vetëm të virusit nga grupi i koronavirusëve, dhe nuk sëmuren prej tij, shkruan BBC.

Ata besojnë se gjetja e një përgjigjeje për këtë pyetje mund të ndihmojë popullatën njerëzore të luftojë pandemitë e tanishme dhe të ardhmen.

Gjenomi i lakuriqit, thelbësor për mjekësinë

Prof. Emma Teeling nga Universiteti i Dublinit thotë se shkencëtarët kanë renditur gjenomin e lakuriqit duke konkluduar se këto kafshë kanë një “sistem unik imunitar”.

“Nëse do të mund të imitonim përgjigjen imune të lakuriqit ndaj koronaviruseve, falë të cilave ata nuk sëmuren, ne mund të jemi në gjendje të gjejmë një kurë në natyrë,” i tha ajo BBC, duke shtuar se kjo “do të tregonte hapa që shkencëtarët duhet të ndërmarrin për të gjetur një kurë për koronavirus.”

Teeling ka nisur një projekt shkencor të quajtur Bat1K, i cili synon të deshifrojë gjenomin e secilës nga 1421 speciet e njohura të lakuriqëve.

Një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit në natyrë

COVID-19 besohet se u shfaq së pari midis lakuriqëve dhe se u ishte transmetuar njerëzve nga një kafshë tjetër, siç është pangolina. Ekspertët supozojnë se shumë sëmundje të tjera, të tilla si SARS, MERS dhe Ebola, janë transmetuar te njerëzit nga kafshët.

Në të njëjtën kohë, ambientalistët tregojnë se për sa kohë që njerëzit lejojnë që lakuriqët të jetojnë në habitatet e tyre natyrore, rreziku për shëndetin e njeriut do të jetë i vogël. Ata shtojnë se lakuriqët luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit në natyrë. Shumë prej tyre janë polenizues dhe transmetojnë polen, dhe disa janë insektivore që rregullojnë numrin e insekteve.

Për të zbuluar ndryshimet kryesore, studiuesit përdorën teknologji të përparuar për të studiuar përbërjen e gjenomit të lakuriqit dhe më pas krahasuan kodin e tyre gjenetik me atë të 42 specieve gjitarësh.

Çelësi i imunitetit të fortë

Pasi të kuptojnë se cilat ndryshime gjenetike lejojnë rezistencë ndaj koronavirusëve të lakuriqët, ekspertët do të jenë në gjendje të bëjnë diçka të ngjashme për popullatën njerëzore.

“Këto ndryshime janë ndoshta çelësi i imunitetit jashtëzakonisht të fortë që lakuriqët tregojnë kundër koronavirusëve”, tha Dr. Michael Hiller i Institutit Max Planck për Biologji Molekulare dhe Gjenetikë në Dresden.

Shkencëtarët presin që zbulimi do të ndihmojë në luftën kundër pandemive të tjera, sepse në rastin e infeksioneve të shumta virale, vetë virusi nuk është përgjegjës për vdekjen, por edhe përgjigja akute inflamatore me anë të së cilës sistemi imunitar i përgjigjet kërcënimit. Trupi i lakuriqit arrin ta rregullojë këtë.

Megjithëse ata “marrin” infeksionin, ato nuk tregojnë shenja të dukshme të sëmundjes.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën profesionale Nature. /tesheshi.com/