Shkencë

Stacioni hapësinor përparësi kryesore, synohen 40 lançime më 2021

Kina planifikon të kryejë më shumë se 40 lëshime hapësinore gjatë këtij viti, me ndërtimin e stacionit të parë hapësinor të vendit si përparësinë e saj kryesore, njoftoi kontraktori kryesor i raketave “China Aerospace Science and Technology Corp” (CASC).

Në Librin Blu të Kinës, për aktivitetet e shkencës dhe teknologjisë hapësinore , sipas CASC, pjesë të stacionit hapësinor, duke përfshirë kabinetin kryesor Tianhe, anijet kozmike Tianzhou-2 dhe 3, si dhe Shenzhou-12 dhe 13 anije kozmike me ekuipazh, do të dërgohen në hapësirë gjatë vitit 2021, shkruan “Global Times”.

Në Librin Blu thuhet se janë planifikuar shtatë nisje të tjera komerciale, të cilat do të jenë të hapura për përdoruesit e tregut që dëshirojnë të dërgojnë satelitë të vegjël në hapësirë.

Kina kreu 39 lëshime në vitin 2020, duke dërguar 89 anije kozmike në hapësirë dhe duke thyer rekordin për peshën totale prej 103.06 tonë, një rritje prej 29.3 për qind nga viti i kaluar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?