E hënë, 25 Maj, 2020
Shkencë

Shkencëtarja britanike: Vaksina ndaj Covid-19 do të jetë gati brenda shtatorit

Mediat britanike raportuan se një vaksinë kundër virusit vdekjeprurës Covid-19 mund të jetë gati brenda muajit shtator.



Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britani për një vaksinë deklaron se është 80% e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.

Muajin e shkuar, ajo ishte shprehur se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por tashmë ajo konfirmon një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh.

Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori, nëse gjithçka shkon në mënyrë perfekte./Gazeta Sinjali/



LEXO EDHE:
Epidemiologu: Shkoni në plazh, virusi nuk merret në det, vritet brenda 32.6 sekondash