E hënë, 25 Maj, 2020
Shkencë

Shkencëtarët nga Oksfordi: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati këtë vjeshtë

Një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë e gatshme qysh në vjeshtë, bënë të ditur shkencëtarët kryesorë në Britaninë e Madhe, pas një testimi madhor.



Studiuesit e Universitetit të Oksfordit janë të sigurt se mund të ofrojnë zgjidhje për sëmundjen e pashërueshme brenda tetë muajve të ardhshëm, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ekspertë të shumtë pretendojnë se vaksina kundër COVID-19 nuk mund të jetë gati para 2021-ës.

Ekipi i Oksfordit, një nga qindra ekipet në të gjithë botën që po tentojnë të gjejnë një kurë kundër COVID-19, paralajmëroi se do jetë sfiduese që të realizohen testimet në njerëz nëse numri i të prekurve vazhdon të rritet në Britani të Madhe.

“Në skenarin më të mirë të mundshëm, deri në vjeshtën e vitit 2020 mund të kemi rezultate për efektivitetin e vaksinës dhe do kemi aftësinë për të prodhuar vaksinën në sasi të madhe”, ka thënë njëri nga studiuesit për The Telegraph.



Sidoqoftë, shumë se 500 vullnetarë midis moshës 18-55 vjeç janë regjistruar si vullnetar në testim, të cilat do zgjasin deri në fund të muajit prill. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:
Dreshaj: Jemi në bishtin e pandemisë, nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive