E hënë, 25 Maj, 2020
Shkencë

Shkencëtarët kinezë: Koronavirusi shkon 4 metra në ajër – Ja ku fshihet në shtëpinë tuaj

Një studim i fundit ka zbuluar fakte të tjera tronditëse mbi koronavirusin.



Koronavirusi përveç se shpërndahet përmes kontaktit me duart, sytë dhe gojën, ai mund të arrijë edhe në një distancë deri në 4 metra.

Kjo distancë që tejkalon edhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës duhet mbajtur dy metra distancë nga të tjerët.

Këto rezultate kanë dalë nga një studim i disa shkencëtarëve kinezë, studim i cili është botuar në revistën Emerging Infect Diseases. (Klikoni këtu për të lexuar studimin)



Shkencëtarët të cilët janë pjesë e Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake të Pekinit kanë testuar mostra të marra nga spitali Huoshenshan në Wuhan.

Nga studimi i tyre ka rezultuar se virusi zgjat më shumë në dysheme, të spitalit apo shtëpisë suaj.

Qëndrimi i virusit në dysheme vjen sipas tyre për shkak të gravitetit dhe rrjedhës së ajrit. Kjo bën sipas tyre që piklat e virusit të bien të tokë.



Ata kanë gjetur edhe në vende të tjera që janë prekur shpesh nga njerëzit si mausi i kompjuteri apo kanoçet e gjetura në plehra./Fjala.al/

LEXO EDHE:
Mjeku kosovar: Është koha t'i bëjmë testet sterologjike, ja pse!