Shkencë

Satelitët filmojnë krijimin e një ishulli

Havaji nuk është i vetmi grup ishujsh që është formuar nga shpërthimet e vullkaneve. Në vitin 2014, një shpërthim masiv formoi ishullin e ri Hunga Tonga-Hunga Hapai. Por ky ishull ka diçka që i ka lënë shkencëtarët pa fjalë.



Ky është formimi, evolucioni i një ishulli të ri.

Hunga Tonga-Hunga Hapai u krijua në vitin 2014 pasi shpërthimit të një vullkani nënujor që çau sipërfaqen.

Turistët që ishin aty pranë arritën ta filmojnë filmuan shpërthimin. Ishte aq i fuqishëm sa u devijuan edhe fluturimet e avionëve.

Kur u pastrua tymi, papritur u pa një ishull i vogël, rreth 600 km në juglindje të Fixhit, në Paqësor.


Ishulli është vetëm 1.5 km i gjatë. Në fakt, shkencëtarët prisnin që të zhdukej sërish brenda pak muajsh nga dallgët. Por tani, pas tre vitesh, vazhdon të jetë po aty.

Pamjet tregojnë se si ka rezistuar ndër vite. Kjo është hera e parë që satelitët mundën të kapin formimin e një ishulli.

Shkencëtarët nuk e kuptojnë ende se si ka rezistuar kaq gjatë ishulli. Një teori është se uji i ngrohtë mund të ketë bashkëvepruar me hirin dhe ka formuar një sipërfaqe të fortë shkëmbore.

Shkencëtarët shpresojnë të bëjnë analiza të detajuara ndaj shkëmbinjve, që të zbërthejnë sekretet e këtij ishulli të ri e misterioz.