Shkencë

Një studim i ri gjenetik po planifikon parandalimin e plakjes

Në vitin 1990, Projekti i Gjenomit Njerëzor u nis për të përcaktuar të gjithë përbërjen gjenetike të një qelize njerëzore, duke përdorur një proces të quajtur “sekuencë”.

Përfundimi i projektit, rreth trembëdhjetë vjet më vonë, sinjalizoi jo fundin e kërkimit mbi renditjen e ADN-së, por fillimin.

Biologu dhe gjenetisti i Universitetit të Harvardit, George Church ndau disa nga njohuritë që ai dhe kolegët e tij kanë mbledhur gjatë tre dekadave të fundit të kërkimit.

Church përshkroi se si teknikat e përsosura gjatë dekadave të fundit për të lexuar ADN-në kanë krijuar një fazë të re të shkrimit, duke përfshirë përdorimin e një sërë mjetesh përfshirë “CRISPR-Cas9” një lloj teknologjie që “redakton” gjenet, potencialisht me synimin për të parandaluar, trajtuar ose kuruar një sëmundje.

Shkencëtarët tani po ndërmarrin projekte edhe më ambicioze të redaktimit të gjeneve, të fokusuara në të kuptuarit dhe parandalimin e shumë sëmundjeve kronike dhe fillimin e një epoke të re në të cilën “biologjia sintetike”, një fushë e shkencës e fokusuar në ridizajnimin e qelizave dhe madje edhe organizmave duke i inxhinieruar ato që të kenë aftësi të reja.

Biologjia sintetike ofron premtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme jo vetëm për njerëzit, por edhe për speciet e tjera, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Derisa kapërcehet çdo moment historik i ri në redaktimin e gjeneve, shfaqen paradigma krejtësisht të reja të asaj që mund të jetë e mundur. Church dhe kolegët e tij shpresojnë të zhvillojnë prodhimin e qelizave njerëzore me rezistencë të përsosur virale.

Church mendon se kjo mund të arrihet brenda dekadës së ardhshme, falë modifikimit të shumëfishtë të gjeneve, duke lejuar qindra mijëra modifikime në të njëjtën kohë.

“Të gjithë viruset, me sa dimë, varen nga kodi gjenetik i pritësit, makineria ribozomale e përkthimit. Nëse mund ta ndryshoni mjaftueshëm atë kod pa dëmtuar hostin, virusi nuk mund të ndryshojë”, tha Church.

Sigurisht, sëmundjet virale nuk janë të vetmet vuajte pqe njerëzit, por mendohet se plakja dhe sëmundjet shoqëruese përfaqësojnë një program tjetër zhvillimi. Ai është një nga nxitësit kryesorë të sëmundjeve dhe vdekjes tek njerëzit dhe karakterizohet nga një mori shenjash të dukshme të mosfunksionimit.

“Ne po synojmë rininë, mungesën e sëmundjeve të lidhura me moshën, kështu që ju duhet të jeni të rinj në një moshë ku normalisht do të jeni jo të shëndetshëm, edhe nëse nuk jeni duke vdekur nga ndonjë sëmundje e veçantë”, tha Church.

Ai dhe kolegët e tij po trajtojnë disa nga këto shenja dalluese të plakjes përmes dhënies së udhëzimeve gjenetike për prodhimin e proteinave që mund të kalojnë në gjak në inde të shumta, duke ngadalësuar përfundimisht plakjen, të cilën po e provojnë tek qentë, sepse sipas tyre ata janë model i shkëlqyer për të studiuar efektet e tyre, sepse qndajnë shumë nga të njëjtat ekspozime mjedisore si njerëzit.

Ai shpreson që fillimisht ta lëshojë këtë terapi të re si një produkt veterinar dhe së shpejti mund të çojë në prova klinike te njerëzit.