Shkencë

Ndodh një fenomen i frikshëm në hapësirë, ylli që shohim të gjithë natën përjetoi një shpërthim gjigant: Çfarë zbuloi NASA

Supergjigandi i kuq Betelgeuse, një yll i madh në konstelacionin e Orionit, përjetoi një shpërthim masiv yjor – i cili nuk është parë ndonjëherë, sipas astronomëve.

Betelgeuse së pari tërhoqi vëmendjen në fund të vitit 2019, kur ylli, i cili shkëlqen si një perlë e kuqe në shpatullën e sipërme të djathtë të Orionit, përjetoi një errësim të papritur. Supergjigandi vazhdoi të zbehej në vitin 2020.

Disa shkencëtarë spekuluan se ylli do të shpërthejë si një supernova, dhe që atëherë ata janë përpjekur të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me të.

Tani, astronomët kanë analizuar të dhënat nga Teleskopi Hapësinor Hubble dhe observatorë të tjerë, dhe ata besojnë se ylli përjetoi një shpërthim të madh duke humbur një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së tij të dukshme.

“Ne kurrë më parë nuk kemi parë një nxjerrje materiali kaq të madhe nga sipërfaqja e një ylli. Na ka mbetur diçka që nuk e kuptojmë plotësisht,” tha Andrea Dupree, një astrofizikan në Qendrën për Astrofizikë | Harvard & Smithsonian në Kembrixh, Massachusetts, në një deklaratë, raporton abcnews.al.

“Është një fenomen krejtësisht i ri që ne mund ta vëzhgojmë drejtpërdrejt dhe të zgjidhim detajet e sipërfaqes me Hubble. Ne jemi duke parë evolucionin yjor në kohë reale.”

Dielli ynë përjeton rregullisht nxjerrje masive koronale në të cilat ylli lëshon pjesë të atmosferës së tij të jashtme, të njohura si kurora. Nëse ato godasin tokën tokën, mund të ketë një ndikim në komunikimet me bazë satelitore dhe rrjetet e energjisë.

Por historia e Betelgeuse është krejt tjetër. Ai lëshoi një masë se 400 miliardë herë më shumë se sa masa që nxjerr dielli ynë.

Jeta e një ylli

Vëzhgimi i Betelgeuse dhe sjellja e tij e pazakontë i ka lejuar astronomët të shikojnë se çfarë ndodh në fund të jetës së një ylli.

Ndërsa Betelgeuse digjet përmes karburantit në bërthamën e tij, ai është fryrë në përmasa masive, duke u bërë një supergjigant i kuq. Ylli masiv është 1 miliard milje (1.6 miliardë kilometra) në diametër.

Në fund, ylli do të shpërthejë në një supernova, një ngjarje që mund të jetë e dukshme gjatë ditës në Tokë.

Betelgeuse është një nga yjet më të shndritshëm në qiellin e natës, kështu që zbehja e tij – e cila zgjati për disa muaj – ishte e dukshme përmes observatorëve dhe teleskopëve të oborrit të shtëpisë.