Shkencë

Nasa njofton se një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës

Një asteroid masiv dy herë më i madh se kulla Eiffel, do të kalojë pranë Tokës javën e ardhshme.

NASA thotë se trupi qiellor, i pagëzuar FO32 e që për herë të parë është diktuar para 20 vjetësh, është praktikisht më I madh që i afrohet planetit tonë këtë vit.

“E njohim mirë rrugën orbitale të tij përreth Diellit sepse është zbuluar para dy dekadash dhe kemi pasur kohë ta gjurmojmë’, tha Paul Chodas, i agjencisë amerikane të hapësirës. Chodas shpjegoi se asteroid nuk përbën ndonjë rrezik për planetin tonë pasi do të jetë 1.25 million milje larg.

Ai do te jete megjithatë i dukshëm sidomos për astronomët në hemisferën jugore që do të përdorin teleskopë të mëdhenj. Por pavarësisht kësaj distance, relikja e gurtë do të jetë mjaftueshëm afër Tokës sa të klasifikohet si “ një asteroid potencialisht I rrezikshëm”, bazuar në parametrat e NASA-s.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?