E martë, 26 Maj, 2020
Shkencë

Lajm i mirë, mbyllet vrima më e madhe e ozonit në Polin e Veriut

Vrima më e madhe e ozonit e dokumentuar ndonjëherë, e formuar mbi Polin e Veriut, është mbyllur pothuajse me të njëjtën shpejtësi të formimit.



Vrima u formua në fillim të këtij viti dhe arriti madhësinë e saj maksimale në mars rreth 17 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ishte vrima më e madhe e ozonit të dokumentuar ndonjëherë mbi Arktikun, duke mposhtur mbajtësin e mëparshëm të rekordeve, i cili u vu re gjatë dimrit të 2011-ës.

Studiuesit, bashkë me Shërbimin e Monitorimit Atmosferik të Kopernikut, besuan se vrima ishte shkaktuar nga një vorbull polar jashtëzakonisht e fortë, gjë që shpjegoi rritjen e vrimës relativisht të papritur, sipas një raporti në CNN.

“Është shumë e pazakontë që të krijohen vrima të këtilla në hemisferën veriore”, tha Copernicus’ Antje Innesss për Euro News.



Ozoni ndihmon në filtrimin e dritës ultravjollcë nga atmosfera, dhe kur shfaqen vrima nënkupton të thotë që rrezatimi diellor më i dëmshëm po depërton në atmosferë dhe arrin sipërfaqen e Tokës.