Shkencë

Ky është 11 vjeçari që po përpiqet të na bëjë të pavdekshëm

Ai është Laurent Simons nga Belgjika. Që kur ishte 7 vjeç dëshirontë të merrej me shërimin e organeve përmes nanoteknologjisë. Sot, në moshën njëmbëdhjetë vjeçare ka marrë një diplomë në fizikë në vetëm dymbëdhjetë muaj studime. Ende sot ai dëshiron ta bëjë njeriun të arrijë pavdekësinë.

Laurent Simons ka futur në debat universitetet të cilët duan ta përfshijnë në programet e tyre të studimit. Aftësitë e mëdha të studimit e kanë çuar edhe pranë marrjes së një diplome në inxhinierinë elektrike.

Dy fushat e studimit në Simons e kanë futur në një punë kërkimore interesante. Fusha e tij synon zëvendësimin e të gjitha pjesëve të trupit me teknologji, për të zgjatur jetën e qenieve njerëzore, por duke ruajtur një lidhje me trurin në mënyrë që të ruhet ndërgjegja e individit përgjithmonë.

Në testet standarde që matin shkallën e inteligjencës së tij, ai arriti maksimumin, në 145, por sipas mjekëve dhe psikologëve që e ekzaminuan, nuk është e mundur të vlerësohen me saktësi aftësitë e tij intelektuale, sepse edhe shkalla është e kufizuar për të.

Laurent Simons, një emër që duhet fiksuar, është gjithashtu pranë mbrojtjes së doktoraturës. Prindërit e tij shpresojnë që me rritjen e moshës dhe nevojën për më pak orë gjumë, do të ecë me hapa më të shpejtë drejt arsimimit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?