Shkencë

Kina planifikon ndërtimin e një bazamenti nën det të udhëhequr krejtësisht prej Intelegjencës Artificiale

Intelegjenca artificiale tash do ta ketë një vend që mund ta quajë krejtësisht të vetin, dhe është vendosur në një vend ku njerëzit nuk do të donin të rrinin.



Sipas një tregimi të publikuar në South China Morning Post, shkencëtarët nga Akademia Kineze e shkencave planifikojnë të ndërtojnë një bazë hulumtimi në thellësitë Detin Jugor të Kinës, dhe ata duan që të drejtohet nga robotë me intelegjencë artificiale.

Ky bazament mund të jetë “kolonia e parë e intelegjencës artificial në Tokë” treguan ata për SCMP.

Loading...

Hulumtuesit do të ndërtojnë bazamentin mes 19,685 deri në 36,100 hapa nën sipërfaqen e detit, edhepse ata nuk e kanë dhënë lokacionin specific. Kabllo që dalin prej bazës duke u ndërlidhur me ndonjë anije apo platformë do të sigurojnë energjinë.

Bazamenti do të ketë platforma të shkëputura që i ngjajnë një stacioni në hapësirë. Nëndetëse robotike do të nisen prej bazës për në misione eksploruese, duke pushtuar hapësira të reja dhe duke mbledhë të dhëna për lloje të gjallesave detare.


Ato do të mbledhin edhe mostra të minerale që do të studiohen veçmas.

Oqeanet mbulojnë më shumë se 70 përqind të sipërfaqes së Tokës, e njerëzit deri më tash kanë ekspluruar rreth 1 përqind të oqeanit. Kjo nuk është aq befasuese duke patur parasysh sa i paqëndrueshëm është mjedisi.

Sidoqoftë, benefitet e të diturit se çfarë po ndodh nën sipërfaqen e oqeanit janë të shumta, dhe do të qojnë në zbulimin e mjekimeve të reja ose të ndihmojë hulumtuesit lidhur me identifikimin e specieve në rrezik.

Prandaj, përderisa krijimi i kësaj “AI colony” nuk do të jetë i lehtë apo i lirë, raporton SCMP, dhe do të kushtojë 160 milion dollar për tu kompletuar, zbulimet që mund të dalin, do e justifikonin shumë mirë investimin.

Loading...