Shkencë

“Diçka çuditshme po ndodh në universin tonë”, tregon NASA

“Diçka misterioze është duke ndodhur në Universin tonë”, pasi që teleskopi Hubble zbuloi ndryshim të shkallës së zgjerimit të tij që nuk po mund të shpjegohet nga fizikanët e tanishëm.

“Diçka misterioze” është duke ndodhur në mënyrën se si universi i jonë është duke u zgjeruar dhe kjo nuk po mund të shpjegohet nga fizikanët e sotëm, ka treguar NASA.

Të dhënat që kanë ardhur nga Teleskopi i Hapësirës Hubble tregojnë që ka një mospërputhje të madhe në mes të shkallës së zgjerimit të universit tani në krahasim me shkallën menjëherë pas Big Bang.

Observatori i njohur sapo ka kompiluar një maratonë observimi 30 vjeçare nga mbledhje e të dhënave.

Më këtë informacion, Hubble ishte në gjendje që të identifikonte më shumë se 40 “shënjues mijëvjeçar” të hapësirës dhe kohës për të ndihmuar shkencëtarët që ta llogaritin masën e shkallës së zgjerimit të universit.

Megjithatë, sa më të sakta që erdhën këto masa aq më shumë ato tregonin se “diçka misterioze” është duke ndodhur, thanë agjencia për hapësirë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shkaku i kësaj mospërputhje mbetet misterioz. Por, të dhënat e Hubble, që përfshinë një sërë objektesh kozmike që shërbejnë si shënjues të matjes së distancës, mbështesin idenë se diçka e çuditshme është duke ndodhur, ndoshta duke përfshirë një teori të re fizike”, tha një zyrtar i lartë i NASA-së, transmeton GazetaExpress.

Studiuesit kanë qenë duke e studiuar shkallën e zgjerimit të universit që nga viti 1920 duke përdorur matjet e bëra nga astronomët Edwin P. Hubble dhe Georges Lemaître.

Kur NASA konceptoi teleskopin e madh hapësinorë më 1970, një nga arsyetimet kryesore për shpenzimet dhe përpjekjet e jashtëzakonshme teknike ishin në gjendje që ta zgjidhin yjësinë e Cefeidit – periodikisht yjet e ndritur dhe të errët që shihen brenda Rrugës tonë të Qumështit dhe galaktikave të jashtme.

Cefeidët kanë qenë prej kohësh një standard i artë për të shënuar largësinë kozmike pasi që kur përdorimi i tyre u zbulua nga astronomia, Henrietta Swan Leavitt më 1912.

Për të llogaritur largësitë e mëdha, astronomët përdorën përdoren yjet që shpërthejnë të cilët ata i quajtën “Type Ia supernovae”.

Të kombinuara, këto objekte ndërtuan “një shkallë distance kozmike” rreth e rreth universit që janë esenciale në shkallën e matjes së zgjerimit të universit që quhet “konstantja Hubble”, sipas Edwin Hubble.

Kjo vlerë është kritike për të llogaritur moshën e universit dhe ofron një test bazë të kuptimit tonë mbi universin.

Ajo mund të përdoret për të parashikuar se sa shpejt një objekt astronomik në një largësi të njohur po largohet nga Toka, por që vlerat e sakta të konstantës së Hubble vazhdojnë të jenë debat.

Pothuajse 25 vite më parë, astronomët po ashtu zbuluan energjinë e errët, të cilën NASA e përshkroi si “një forcë refuzuese misterioze që përshpejton zgjerimin e universit”.

Hulumtimi i ri nga Teleskopi i Hapësirës Hubble ka llogaritur 42 shënjues mijëravjeçar supernova – më shumë se dyfishin e shënjuesve të distancës kozmike.

Por, kur ai filloi të mblidhte informacione për zgjerimin e universit, u shfaqën mospërputhje.

Llogaritje e Hubble tregojnë që shkalla e zgjerimin është 73 kilometër megaparsek, por kur merren parasysh vëzhgimet më të thella në univers, kjo ngadalësohet për 67.5 kilometra megaparsek.

Një megaparse është llogaritja e largësisë e barabartë me një milion parsek, apo 3.26 milion vite dritë.

Kjo tregon që evolucioni i universit tonë dhe zgjerimi i tij janë shumë më të komplikuara së sa ne e kuptojmë dhe se ne duhet të mësojmë më shumë se si ndryshon universi i jonë.

NASA thotë se astronomët janë “humbur” dhe nuk janë duke e kuptuar se pse ka dy vlera të ndryshme, por sugjerojnë se ne duhet t’i rimendojmë ligjet bazë të fizikës.

“Ju po merrni një llogaritje më precizë të shkallës së zgjerimit të universit tonë nga një standard i artë i shënjuesve kilometrik të teleskopëve kozmik”< tha laurati i çmimit Nobel, Adam Riess, nga Instituti Shkencës së Teleskopit Hapësinorë (STScI) dhe Universiteti Johns Hopkins në Baltimore, Maryland.Ai udhëheq një bashkëpunim shkencor që hulumton shkallën e universit që quhet “SHOES”, fjalë që qëndron për Supernova, HO – për ekuacionin e Gjendjes së Materies së Zezë.“Kjo është arsyeja se për çka është ndërtuar Teleskopi Hapësinorë Hubble, duke përdorur teknologjinë më të mirë që ne e njohim”, tha Riess, transmeton GazetaExpress.“Ky është dukët së është opusi magnetik i Hubble, për shkak se do të duhen edhe 30 vite të tjera të jetës së Hubble për ta dyfishuar këtë llogaritje”.Riess thotë se kjo ishte mënyra më e mirë e shikimit të zgjerimit jo për vlerën e saktë gjatë kësaj kohe, por për implikimet e saj.“Nuk më intereson se cila është vlera e zgjerimit saktësisht, por me pëlqen ta përdorë atë për të mësuar më shumë për universin tonë”, shtoi ai.NASA shpreson që të këtë më shumë qartësi rreth zgjerimit të universit me ndihmën edhe të teleskopit James Webb, që u lansua në dhjetorin e vitit të kaluar.Ai do t’i mundësojë shkencëtarëve për të shënuar shënjues të ri mijëvjeçar që janë më larg dhe kanë rezolucion edhe më të mirë. /GazetaExpress/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?