Shkencë

Çka është Deksametazoni, ilaçi i parë për mjekimin e Coronavirusit që doli nga shkencëtarët britanikë

Shkencëtarët në Britani të Madhe po pohojnë se kanë gjetur mjekimin e parë për Coronavirusin.

Ky ilaç po pretendohet se mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve që janë të infektuar me coronavirus, shkruan The Sun, transmeton Reporteri.

Sipas ekspertëve ky ilaç mund mund të ulë nivelet e vdekshmërisë së koronavirusit me një të tretën.

Por, çfarë është deksametazoni?

Deksametazoni është një ilaç kortikosteriod, që përdoret zakonisht në trajtimin e problemeve reumatike, disa sëmundjeve të lëkurës dhe disa infeksioneve të frymëmarrjes si astma dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive.

Deksametazoni gjithashtu mund të trajtojë sëmundjen e krupës, e cila është një infeksion respirator që zakonisht shkaktohet nga viruset.

Ilaçi është krijuar në vitin 1957, para se të aprovohej për përdorim mjekësor në vitin 1961 – dhe është në listën e ilaçeve thelbësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky ilaç në Mbretërinë e Bashkuar raportohet se kushton vetëm 5 euro, transmeton Reporteri.

Deksametazoni lehtëson inflamacionet në pjesë të ndryshme të trupit.

Në mënyrë tipike, ilaçi përdoret posaçërisht për të zvogëluar ënjtjen (edemën), të shoqëruar me tumoret e shtyllës kurrizore dhe trurit dhe për të trajtuar inflamacionin e syve.

Por cilat janë efektet anësore të deksametazonit?

Përdorimi afatgjatë i mund të rezultojë në probleme akute të syrit.

Rreth 30% e njerëzve që përdorin ilaçin përjetojnë një sërë efektesh anësore të tjera.

Efektet anësore më të zakonshme përfshijnë pagjumësinë, dhimbjen e kokës, lodhjen dhe dobësinë e muskujve.

Ilaçi gjithashtu mund të shkaktojë ankth, sjellje jonormale dhe në raste ekstreme, episode të psikozës.

A e trajton koronavirusin?

Dexamethasone është quajtur “përparimi më i madh” dhe është trajtimi i parë i sugjeruar në betejën kundër koronavirusit.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit besojnë se ky ilaç gjerësisht i disponueshëm mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes për një të tretën e pacientëve.

Shkencëtarët britanikë pretendojnë se nëse do të kishte qenë në dispozicion në fillimin e pandemisë, deri në 5000 vdekje britanike mund të ishin parandaluar.

Gjatë provave, ilaçi uli rrezikun e vdekjes me 35 përqind për pacientët në ventilatorë, dhe për ata me oksigjen, uli vdekshmërinë me 20 përqind.