Shkencë

Astronautët për herë të parë vërejnë dritë nga përplasja e vrimave të zeza!

Kur vrimat e zeza përplasen, ato zakonisht krijojnë valë gravitacionale që mund të vërehen në Tokë, por jo edhe dritë. Tani, për herë të parë, astronautët besojnë që kanë vërejtur dritën e parë të krijuar nga bashkimi i vrimave të zeza.

Valët gravitacionale nuk krijojnë dritë, por kur bashkimi i vrimave të zeza u observua nga baza e detektimit të këtyre valëve në 21 maj 2019, astronautët panë flakë drite.

Këto flakë drite kanë rëndësi pasi ndihmojnë astronautët për të mësuar më shumë rreth vrimave të zeza, ku graviteti është aq i fuqishëm sa asgjë nuk mund t’iu largohet, dhe mbi rolin që ato luajnë në formimin dhe zhvillimin e universit.

“Arsyeja pse drita si kjo është kaq e rëndësishme gjendet tek fakti që kjo dritë mund të ndihmojë shumë për përgjigjjen e pyetjeve astrofizike dhe kozmologjike,” tha Mansi Kasliwal, njëri ndër shkrimtarët e studimit dhe profesor asistent i astronomisë në Caltech. “Nëse do mund të vërejmë përsëri dritë nga bashkimi i vrimave tjera të zeza, atëherë ne do mund të përcaktojmë shtëpitë e këtyre vrimave dhe të mësojmë më shumë rreth origjinës së tyre.”

Bashkimi i këtyre vrimave të zeza së pari u vërejt nga LIGO dhe detektori Evropian Virgo në Itali. Ata e titulluan këtë event si S190521g.

Gjatë detektimit, Instituti ZTF i Kalifornisë, në Observatorin Palomar ishte duke performuar një studim robotik të qiellit, që mund të shoh objektet duke liruar dritë apo duke shpërthyer në qiell. Të dhënat e këtij sistemi robotik treguan që gjatë eventit S190521g janë detektuar flakë drite, të krijuara nga një vrimë e zezë supërmasive dhe aktive.

Studimi që në detaje shpjegon detektimin e kësaj drite u publikua sot në gazetën shkencore Physical Review Letters.

Edhe para këtij detektimi të dritës, disa astronautë kishin eksploruar mënyrën se si bashkimi i vrimave të zeza mund të rezultojë në flakë drite. Edhe pse as drita vet nuk mund të shpëtojë nga graviteti i vrimave të zeza, disku i nxehur i përbërë nga materiale rreth vrimave të zeza mund të lirojë dritë.

Në bazë të kësaj hipoteze, hulumtuesit kanë sugjeruar që dy vrimat e zeza ishin në faktë së bashku brenda diskut rreth një vrime të zezë shumë më të madhe. Ata kanë arritur deri tek konkluzioni që drita nuk është krijuar si rezultatet i ndonjë supernove apo nga gëlltitja e ndonjë ylli nga ndonjëra prej vrimave të zeza.

Të dhënat nga sistemi robotik treguan që drita e liruar nga ky event është venitur gradualisht përgjatë një muaji. /Objektiv/