Shkencë

Asteroidi më i madh i vitit, 20 herë më i shpejtë se plumbi, i afrohet sot Tokës

Asteroidi më i madh i vitit, për sa i përket kalimeve të afërta me Tokën, po përgatitet ta prekë atë në ditën e 27 majit. Pavarësisht se është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij, rreth 1.8 kilometra në diametër, ai nuk përbën një kërcënim, pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare midis planetit tonë dhe Hënës.

Asteroidi me emrin 7335 ( 1989 JA) do të jetë i dukshëm në orën 15:00 nga Australia. Ai po udhëton me një shpejtësi prej rreth 76,000 kilometra në orë, 20 herë më shpejt se një plumb. Asteroidi i përket klasës së objekteve të quajtur Apollo, domethënë atij grupi prej rreth 15 mijë asteroidësh që kalojnë periodikisht orbitën e Tokës.

7335 (1989 JA) do të kthehet për të kaluar pranë Tokës në vitin 2055, por në një distancë edhe më të madhe se ajo aktuale.

Një shembull i asteroidit Apollo është ai që shpërtheu në vitin 2013 mbi qytetin e Chelyabinsk në Rusi.

Trupi qiellor është pjesë e mbi 29 mijë objekteve afër Tokës (Neo), asteroidët, rruga e të cilëve do t’i sjellë brenda 48 milionë kilometrave nga planeti ynë, dhe që për këtë arsye monitorohen vazhdimisht nga NASA. Në këtë drejtim, agjencia amerikane e hapësirës nisi një mision në nëntor 2021 që synon të verifikojë nëse ndikimi i një mjeti mund të devijojë me sukses një asteroid që përplaset me Tokën. Sonda Dart do të përplaset kokë më kokë me Dimorphos (160 metra në diametër) në vjeshtën e këtij viti, duke u përpjekur të ndryshojë pak kursin e saj. /A2CNN


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?