Shëndeti

Zbulohen gjenet që rrisin rrezikun e skizofrenisë

Shkencëtarët kanë gjetur 10 gjene që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e skizofrenisë, zbulojnë hulumtime të reja.



Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe shkollën medicinale Harward zbuluan se rreziqet u rritën kur këto pjesë të ADN-së, të cilat kodojnë proteina që ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë efektive, u ndërprenë.

Skizofrenia është një gjendje psikike komplekse dhe e ndryshueshme, dhe shkencëtarët shpresojnë se identifikimi i faktorëve të rrezikut gjenetik dhe mjedisor do t’i ndihmojë ata të gjejnë trajtime më të mira.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi ata dyshojnë se analiza e gjenomit të tyre do të zbulojë më shumë ADN që ka një rol në zhvillimin e skizofrenisë.

Trajtimi antipsikotik mund të jetë mjaft efektiv, por përdorimi i tyre afatgjatë shoqërohet me atrofi, kështu që zhvillimi i ilaçeve të reja për të trajtuar skizofreninë mund të sjellë një përmirësim të madh në jetë për ata që jetojnë me këtë sëmundje.


“Zhvillimi i ilaçeve të skizofrenisë ka pasur përparim të kufizuar gjatë 50 vjetëve të fundit, por në dekadën e fundit ne kemi filluar të bëjmë përparime gjenetike që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë mekanizmat që mbështesin këtë çrregullim. Qëllimi kryesor i hulumtimit tonë është të kuptojmë shkaqet gjenetike të skizofrenisë dhe të motivoni zhvillimin e terapive të reja “, tha doktor Singh nga shkolla medicinale Harward.

Për këtë qëllim, ai dhe ekipi i tij kanë bërë një nga analizat më të mëdha gjenetike për skizofreninë e kryer ndonjëherë.

“Për herë të parë, ne ishim në gjendje të identifikonim 10 gjenet që, kur prishen, rrisin në mënyrë dramatike rrezikun e skizofrenisë”, tha Singh.

Më e rëndësishmja, dy nga këto 10 gjene përmbajnë udhëzime për prodhimin e proteinës speciale të trupit.

Këto proteina, të quajtura receptorët glutamate, janë një nga përbërësit më të rëndësishëm të mënyrës sesi qelizat e trurit flasin me njëra-tjetrën.

Shumë antipsikotikë aktualisht veprojnë duke ndryshuar nivelet e dopaminës, një tjetër neuro-transmetues që është i përfshirë në skizofreni.

Ndërveprimi midis receptorëve të gluatamatit dhe dopaminës është studiuar për rëndësinë e tij për funksionin e korteksit parakontral.

Korteksi parakontral paraqet pjesën e përparme të lobit frontal, një qendër thelbësore për kontrollin e sjelljes, iniciativën, motivimin dhe shprehjen emocionale.

“Njohuritë e reja se si përçarja në hartimin e ADN-së glutamate rrit rrezikun e skizofrenisë mund t’iu japë studiuesve një qëllim të ri që duhet të shërbejë për të zhvilluar terapi të reja për të trajtuar sëmundjen. Për më tepër, analizat tona treguan se ekzistojnë shumë më tepër gjene të tilla – kërkimi ynë po fillon, “tha Singh.