Shëndeti

Vjen lajmi fantastik nga eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci: Mos merrni suplemente, kjo është ‘kura’ më e mirë për Covid-19

Kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci është i bindur se deri në fund të vitit 2020, ne do të kemi një vaksinë efektive, por ajo nuk do të jetë në dispozicion gjerësisht. Mund të dojë shumë kohë të shpërndahet.

Ai shprehet se nga fundi i 2021-shit dhe fillimi i 2022-shit, atëherë mund të mblidhemi sërish bashkë, siç bënim në ditët e para të 2020-ës.

Dr. Anthony Fauci dha këshilla dhe për forcimin e sistemit imunitar për të luftuar koronavirusin.

“Ndonjëherë njerëzit, kur nuk dalin shumë në diell, kanë mungesë të vitaminës D. Pra, niveli im i vitaminës D ishte përgjithësisht i ulët. Fillova të marr suplemente të vitaminës D dhe tani niveli është normal. Dhe ka prova të mira që nëse keni një nivel të ulët të vitaminës D, keni më shumë gjasë të infektoheni kur ka infeksione përreth. Multivitaminat, bari mjekësor dhe gjërat që njerëzit bëjnë për rritjen e imunitetit, në të vërtetë nuk e rritin imunitetin, por mund të kenë një efekt të kundërt. Nëse vërtet doni që sistemi imunitar të funksionojë mirë bëni këto gjëra normale. Flini mjaftueshëm gjumë, mbani një dietë të mirë, përpiquni të shmangni ose lehtësoni stresin e rëndë, i cili ne e dimë se ndonjëherë mund të ndikojë sistemin imunitar. Këto janë gjërat më të shëndetshme që mund të bëni për sistemin imunitar, në vend që të merrni suplemente të ndryshme”, u shpreh ai.