Shëndeti

Vaksina kineze kundër COVID-19 testohet në Serbi

Kina dhe kompania farmaceutike “Sinovac Biotech”, kanë bërë të ditur se edhe katër shtete janë pajtuar të marrin pjesë në fazën e fundit të vaksinave kundër koronavirusit.

Serbia dhe Pakistani janë në mesin e shteteve të reja që janë pajtuar të marrin pjesë në fazën e tretë të testimeve.

Kompanitë duhet të sigurojnë prova se vaksina është e sigurt dhe efektive, për të siguruar miratimin e përdorimit të tyre.

Serbia do të testojë dy vaksina potenciale, ndërsa Pakistani do të testojë një.

Në fazën e tretë pritet të marrin pjesë 50 mijë persona nga 10 shtete.

Testimet kanë filluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Peru, Marok, Argjentinë dhe Jordani.