Shëndeti

Super-lajm nga QKUK: Për herë të parë mjekët ia shpëtojnë pacientit parakrahun e prerë

Një operacion i suksesshëm ka rezultuar të jetë në sallën operative të Klinikes Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për të parën herë është kryer me sukses një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm shkruan Gazeta Shneta. Një pacientit 27-vjeçar i’u është shpëtuar parakrahu i prerë.

E lajmin për këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Në momentin e pranimit në Klinikën Emergjente, pacienti e kishte pothuajse të amputuar (prerë) komplet parakrahun e majtë, gjatë punës së tij me fleks, në vendin e tij të punës.”

Ekipi i përbërë nga mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, ekipa e Klinikës së Ortopedisë, Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe dhe Neurokirurgjisë), bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ kanë realizuar me sukses këtë operacion duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën më distale të arteries radiale dhe ulnare, (arterie që ushqejnë dorën me gjak)

Si graft për rekostrukcion të arterieve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të pacientit; (Vena saphena magna). Po ashtu, ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat radiale dhe ulnare dhe kishte bërë hemostazë korrekte. “

“Ekipi i orotopedëve bëri fiksimin e të gjitha kockave të prera, ekipa e Kirurgjisë Plastike ka bërë qepjen e muskujve dhe të tendinave, ndërsa ekipa e Neurokirurgjisë një pjesë të qepjes së nervave do ta bëjë pas 4 jave.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Pas gjendjes së mirë shëndetësore të pacientit, ai sot është liruar për në shtëpi.