Shëndeti

Specialisti i sëmundjeve infektuese zbulon edhe një arsye tjetër për të mbajtur maska

Gjersa shtetet janë duke promovuar dhe inkurajuar veshjen e maskave të fytyrës për të kontrolluar shpërndarjen e CoViD-19, mesazhi kryesor ka mbetur: “Mbani maska për të mbrojtur të tjerët”.

Gjersa është e vërtetë që shumica e maskave mbrojtëse janë më efektive në ndalimin e kalimit të spërklave të juaja të frymëmarrjes në ajër sesa në mbrojtjen tuaj nga thithja e spërklave tashmë të shpërndara në ajër – kjo nuk do të thotë që maskat nuk ofrojnë mbrojtje për atë që e ka veshur.

Sipas specialistes së sëmundjeve infektuese Monica Gandhi edhe nëse maska bllokon vetëm një përqindje të vogël të spërklave që përmbajnë virusin SARS-CoV-2 që ju thithni, u zvogëlon rrezikun që të zhvilloni simptoma të rënda të CoViD-19.

“Sa më shumë virus që futet brenda trupit tuaj, aq më rëndë do të sëmureni,” tha ajo.

Të dhënat tregojnë që në vendet ku maskat mbrojtëse janë përdorur edhe para pandemisë, si në Japoni, Tajlandë, Kore të Jugut dhe Singapor, dhe në vendet ku veshja e maskave u bë e detyrueshme dhe kjo u respektua shpejtë, si në Republikën Ceke, nivelet e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga CoViD-19 kanë mbetur relativisht të ulëta.

“Ne jemi duke thënë që maskat, që filtrojnë shumicën e grimcave virale, mund të rezultojnë në infektime më të lehta, në rast se infektoheni me një sëmundje si CoViD-19,” tha Gandhi. “Nëse infketoheni, por nuk keni simptoma – kjo është mënyra më e mirë për të kaluar një virus.”

Sa më e vogël të jetë sasia e grimcave virale që thithni, aq më shumë ka mundësi që sistemi imunitar do t’i vrasë viruset para se ato të shumohen, tha Gandhi. /Objektiv/


SHIKO VIDEON