Shëndeti

Si mund të përfundoj pandemia e COVID-19?

Deri tash mbi 18 milionë persona në krejt botën janë infektuar, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa, mbi 700 mijë kanë vdekur.

E numrat vetëm se kanë filluar të rriten me shpejtësi edhe më të madhe, derisa shumë ekonomi nëpër krejt botën janë mbyllur me tentimin për të parandaluar sa më shumë këtë përhapje të virusit, shkruan gazeta Infokus.

Madje, sipas Bankës Botërore rreth 60 milionë banorë mund të ballafaqohen me varfëri ekstreme shkaku i pandemisë.

Por, fillimisht, çka është pandemia?

Pandemia është një shpërthim i një sëmundjeje infektive ku ka shpërndarje të madhe të sëmundjes nga një njeri tek një njeri tjetër, nërpër shtete të ndryshme, shkruan gazeta Infokus.

Kur do të përfundoj pandemia?

Kësaj pyetje askush nuk mund t’i jap përgjigje të saktë, derisa njëjtë nuk është edhe me pyetjen se si mund të përfundoj ajo.

Pandemia e COVID-19, mund të përfundoj në tri mënyra.

Jo të gjitha shtetet do të mund ta mbajnë nën kontrollë virusin, i cili mund të infektoj një pjesë të madhe të popullsisë, e që më pas infektimet të fillojnë të bijnë, shkruan gazeta Infokus.

Kjo do të bënte që numri më i madh i qytetarëve të jenë të infektuar, derisa më pas virusi të qarkulloj vetëm tek disa persona të tjerë, që ndryshe quhet edhe imunizim i turmës..

Kjo nënkupton që nëse shumë njerëz bëhen imun, në mënyrë jo direkte d otë jenë mburojë e atyre që nuk janë imun, duke mos transmetuar virusin, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, ende nuk është krejt e qartë nëse njeriu mund të infektohet veç një herë me këtë virus.

Nëse kjo nuk ndodhë atëherë nuk mund të bëhet realitet as imunizimi i turmës.

Zgjidhja numër dy, është nëse ne mësohemi të jetojmë bashkë me virusin duke e bërë pjesë të jetës sikurse virusët tjerë, shkruan gazeta Infokus.

Sa më shumë njerëz të jenë të ekspozuar ndaj virusit, do të ngritët shpresa që transmetimi e rastet e reja do të zvogëlohen, megjithatë ka rrezik të madh që të ketë edhe shpërthime të reja.

Kjo sikurse në rastet e gripit, por duke pas parasysh që COVID-19 është shumë më i rrezikshëm atëherë do të jetë problem i madh për sistemet shëndetësore.

Mënyra e tretë se si mund të ndalet pandemia është krijimi i një vaksine, më pas i ndjekur me një program për vaksinim botëror.

Nëse krijohet vaksina e dëhsmohet që është efektive dhe e sigurtë mund të shpërndahet në krejt botën.

Megjithatë, vaksina nuk është zgjidhje e shpejtë. Koha se kur mund të jetë në dispozicion, sa shpejtë menaxhohet shpërndarja do të dalloj nga shteti në shtet dhe programimi i vaksinës do të jetë goxha i shtrenjtë, shkruan gazeta Infokus.

Nëse një numër i konsiderueshëm vaksinohen e të bëhen imun, do të jetë shumë e vështirë për virusin të shpërndahet dhe mund të largoj plotësisht virusin nga njerëzimi.

E që edhe kjo i bije imunizim i turmës, por që njerëzit nuk do të bëhen imun në mënyrë natyrale duke e kaluar virusin por duke u vaksinuar.

Kjo ndodhi edhe me “Smallpox” një infeksion viral i cili ishte vdekjeprurës e për të cilin vaksina së pari u zbulua në vitin 1801.

Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi kampanjën për zhdukjen e sëmundjes në vitin 1959 dhe personi i fundit që u infektua me “Smallpox” ishte në vitin 1977 në Somali të cilët i shpëtuan.

Tash virusi është veç në dy vende, i ruajtur nën mbikëqyrjen e OBSH-së për qëllime hulumtimi.

Nëse vaksina nuk do të zbulohej, do të shkonte kohë e gjatë derisa pandemia të përfundonte.

Megjithatë, pavarësisht krejt këtyre nuk ka ndonjë përgjigje krejtësisht definitive se si or kur do të përfundoj pandemia.


SHIKO VIDEON