Shëndeti

Si koronavirusi prek dhe dëmton trupin përtej mushkërive

Pas vetëm disa ditësh duke u kujdesur për pacientët me raste kritike të CoViD-19 në fillim të shpërthimit të pandemisë në New York, Dr. Aakriti Gupta kuptoi që kjo ishte shumë më shumë se vetëm një sëmundje respiratore.

“Isha në frontin e luftës kundër pandemisë që në fillim. Vura re që pacientët kishin shumë mpiksje të gjakut, kishin sheqer të ngritur në gjak edhe kur nuk kishin diabet, dhe shumë prej tyre përjetonin dëmtime në zemër dhe veshkë,” tha Gupta.

Në fillim të marsit, nuk kishte shumë udhëzime klinike mbi efektet jo-repsiratore të CoViD-19, kështu që Gupta vendosi të bashkërendoje gjetjet nga studimet fillestare që filluan të shtoheshin në literaturën mjekësore, të bazuara në përvojat e mejkëve nga tërë bota.

Gupta bashkë me kryetarin e mjekësisë në Universitetin Columbia Vagelos për Mjekë dhe Kirurgë, Donald Landry, organizuan mjekë nga shkollat mjekësore të Harvard, Yale dhe spitali Mount Sinai për të ofruar udhëzime klinike për mjekët mbi efektet e CoViD-19 në sistemin e organeve jashtë mushkërive.

Kështu ata kanë krijuar përmbledhjen e parë të gjerë të efekteve të CoViD-19 mbi të gjitha organet e prekura në trup, që është botuar sot në Nature Medicine nën titullin “Extrapulmonary manifestations of CoViD-19”.

“Mjekët duhet ta mendojnë CoViD-19 si një sëmundje multisistemore,” tha Gupta. “Ka shumë lajme mbi mpikjen e gjakut nga CoViD-19, por është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet që një pjesë e konsiderueshme e këtyre pacientëve vuajnë edhe dëmtime në veshkë, zemër dhe tru, dhe mjekët duhet të trajtojnë këto gjendje bashkë me sëmundjen respriatore”.

Mpiksja e gjakut, inflamacioni dhe mbifunksionimi i sistemit imunitar

“Që nga javët e para kemi parë shumë komplikime trombotike, më shumë se sa kemi mundur të parashikojmë duke u bazuar në përvojat me sëmundjet e tjera virale,” tha Sehgal, “dhe këto komplikime mund të sjellin pasoja të thella mbi pacientin.”

Shkencëtarët mendojnë se këto komplikime me koagulim mund të shkaktohen nga fakti që virusi po sulmon qelizat që kufizojnë enët e gjakut. Kur virusi sulmon këto qeliza, inflamacioni rritet, dhe gjaku fillon të formojë mpiksje – të mëdha apo të vogla. Këto mpiksje mund të udhëtojnë në të gjithë trupin dhe të dëmtojnë organet, duke krijuar një cikël të tromboinflamimit.

Ky inflamacion po ashtu mund të mbistimulojë sistemin imunitar. Edhe pse mjekët nuk preferojnë që të përdorin steroide për të nënshtruar sistemin imunitar, së fundmi është zbuluar që steroidi dexamethasone redukton vdekjet në pacientët në ventilatorë.

Drejtë e në zemër

Mpiksjet mund të shkaktojnë sulme në zemër, por virusi sulmon zemrën edhe në mënyra tjetra, thotë një autor.

“Mekanizmi i dëmtimit të zemrës është për momentin i paqartë, pasi që virusi nuk është izoluar shpesh nga indi i zemrës në raste të autopsive,” tha Gupta.

Muskujt e zemrës mund të dëmtohen nga inflamacioni sistemik dhe lirimi shoqërues i citokinës, një përmbajtje me qeliza imune që normalisht pastron qelizat e infektuara, por që mund të dalin jashtë kontrollit në raste të rënda me CoViD-19.

Dështimi i veshkave

Një gjetje tjetër befasuese ishte përqindja e lartë e pacientëve me CoViD-19 nën kujdesje intensive me dëmtime akute të veshkave.

Receptori ACE2 që përdoret nga virusi për të hyrë në qelizat njerëzore, është gjetur në koncentrime të larta në veshkët e pacientëve dhe kjo mund të jetë arsyeja pas dëmtimit të veshkëve.

“Rreth 5-10% e pacientëve kanë nevojë për dializë. Ky është një numër shumë i lartë,” tha Gupta.

Të dhënat në lidhje me dëmtime afatgjata mungojnë aktualisht, por një pjesë e konsiderueshme e pacientëve mund të kenë nevojë për dializë të përhershme.

Efektet neurologjike

Simptomat neurologjike, duke përfshirë dhimbjen e kokës, marramendjen, lodhjen dhe humbjen e aftësisë për të perceptuar aromat, mund të ndodhin në një të tretat e pacientëve me CoViD-19.

Më shqetësuese është fakti që goditjet që shkaktohen nga mpiksjet e gjakut ndodhin në 6% të rasteve të rënda dhe deliriumi në 8-9% të rasteve.

“Pacientët me CoViD-19 mund të jenë të intubuar për dy deri në tre javë; një çerek i tyre kërkojnë të jenë nën ventilim mekanikë për 30 ditë ose më shumë,” tha Gupta. “Këto janë instanca shumë të gjata të intubimit dhe pacientët kanë nevojë për sasi të mëdha të qetësuesve. Deliriumi në kujdesje intensive ishe një gjendje mirë e njohur edhe para CoViD-19, dhe halucinacionet mund të ndodhin jo për shkak të virusit por për shkak të periudhave të gjata nën qetësues.”

“Ky virus është i pazakontë dhe është e vështirë që të mos mahnitesh nga numri i madh i manifestimeve që ka në trupin e njeriut,” tha Madhavan.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19