Shëndeti

Shkencëtarët rusë: Uji e vret koronavirusin

Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar që uji mund të shkatërrojë plotësisht koronavirusin brenda 72 orëve.

Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit. Sipas një studimi të Qendrës Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR 90% e grimcave të virusit vdesin në ujë me temperaturën e dhomës në 24 orë dhe 99.9% brenda 72 orëve.

Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar të enjten nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.

Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por nuk shumëfishohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi.

Hulumtimi zbuloi se virusi shkatërrohet edhe nga dezinfektuesit shtëpiak të cilët janë efektiv kundër tij.

Dezinfektuesit me klor kanë të njëjtën efektivitet si ata me alkool, duke shkatërruar plotësisht Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave, sipas studimit.


SHIKO VIDEON