Shëndeti

Rusia aprovon ilaçin e ri që bllokon replikimin e koronavirusit

Rusia ka aprovuar një ilaç të ri antiviral, të quajtur Coronavir, për të trajtuar pacientët me CoViD-19, ka deklaruar kompania R-Pharm dje.

Në këtë deklaratë u tha që rezultatet nga studimi klinik, që ka përfshirë raste me simptoma të lehta dhe të nivelit mesatarë të CoViD-19, kanë treguar që ilaçi është shumë efektiv në bllokimin e replikimit të koronavirusit të ri.

“Coronavir është njëra ndër ilaçet e para në Rusi dhe në botë që nuk trajton komplikimet e shkaktuara nga SARS-CoV-2 por lufton vet virusin,” tha kompania.

Studimi ka shfaqur përmirësime në 55% të rasteve të trajtuara me Coronavir në ditën e 7 të trajtimit, në krahasim me përmirësimin e vetëm 20% të pacientëve që janë trajtuar me terapi standarde etiotropike. R-Pharm ka thënë që po ashtu kishte përmirësime shumë të mëdha pas 14 ditësh.

Deri në ditën e pestë të trajtimit me këtë ilaç, koronavirusi i ri ishte eleminuar nga trupi i 77.5% pacientëve, sipas kompanisë.

“Praktika globale klinike dhe studimi klinik që kemi kryer kanë konfirmuar që Coronavir stopon në mënyrë shumë më të shpejtë infeksionin për shkak të bllokimit efektiv të replikimit të virusit,” tha Mikhail Samsonov, drejtori mjekësor i R-Pharm.

Testimi filloi në fund të majit dhe më shumë se 110 pacientë tashmë janë trajtuar me këtë ilaç. Ky është bari i tretë i regjistruar për të trajtuar CoViD-19 Në Rusi. /Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19